Ish-presidenti amerikan, Donald Trump pohoi se qytetarët joamerikanë duhet të marrin automatikisht “Green Card” në rast të diplomimit në ndonjërin prej kolegjeve në SHBA.

“Ajo që dua të bëj dhe ajo që do të bëj është që ju të diplomoheni në ndonjë kolegj amerikan, mendoj se duhet të merrni automatikisht, si pjesë e diplomës suaj, një “Green Card” për të qëndruar në këtë vend”, tha Trump dhe shtoi se “kjo përfshin edhe kolegjet e nivelit të ulët”.

Trump bëri komente të ngjashme gjatë fushatës së vitit 2016, vetëm për të kufizuar migrimin legal kur ishte në detyrë.

“A mund të na premtoni ju lutem se do të na jepni më shumë mundësi për të sjell më të mirët dhe më të ndriturit e mbarë botës në Amerikë?” pyeti një mikpritës, e cila nxiti përgjigjen e 78-vjeçarit.

Në një deklaratë të premten në mëngjes, sekretarja e shtypit e fushatës së Trumpit, Karoline Leavitt tha se propozimi i ish-presidentit do të zbatohej për “të diplomuarit më të aftë”, të cilët janë “të verifikua tërësisht”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: