Teksa Nasa ngadalëson projektet e saj hapësinore për shkak të buxhetit, privatët po fillojnë të programojnë udhëtimet ndëryjore.
Ai që duket shumë i interesuar për këto udhëtime është miliarderi amerikan me origjinë jugafrikane Elon Musk, administratori i deleguar i Tesla Motors, president i SolarCity dhe bashkëthemelues i Paypal.

Objektivi i tij është të kolonizojë Marsin dhe të çojë turistë në planetin e kuq, në bordin e një super rakete, që do të transportojë atje deri në njëqind njerëz.

‘Por të parët që do të ngjiten, duhet të jenë gati për të vdekur’ ka sqaruar Musk.
Projekti është prezantuar gjatë një konference shtypi ndërkombëtare, kushtuar pushtimit të hapësirës, të organizuar në Meksike, e cila do të realizohet brenda dhjetë viteve.

Bëhet fjalë për një operacion kompleks, për të cilin do të jenë të nevojshme raketa dy herë më të fuqishme se Saturno 5, raketa e Nasa-s që dërgoi në Hënë astronautët e parë.
Udhëtimi për në planetin e kuq do të zgjasë 115 ditë sipas Musk dhe bileta hapësinore në fillim mund të kushtojë sa një apartament luksi.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: