“Presidenti Berlusconi ka shume dëshirë, do zhvillojmë një merkato më madhe”. Fjalë këto të thëna nga Adriano Galliani gjatë një intervistë për “Football Heroes”. Ndër të tjera Galliani ka shtuar: “Në dhjetë vitet e fundit kemi luajtur tre finale Championsi, dy prej të cilave i kemi fituar. Shpresoj që të rikthehemi në ato nivele. Do jetë një Milan më italian. Inzaghi? Të presim fundin e sezonit dhe më pas do analizojmë gjithçka. E kemi thënë gjithnjë që Pippo do e mbyllte këtë sezon. Ancelotti? Me ish trajnerët tanë kemi kontakte të vazhdueshme”, u shpreh Galliani.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb