MOSKE- Presidenti rus Vladimir Putin është shprehur se ka qëllim të përgjysmojë varfërinë brenda gjashtë viteve të ardhshme. Deklaratat e tij vjen gjatë fjalimit të përvitshëm në Moskë. Gjithashtu ky fjalim është edhe i fundit para zgjedhjeve presidenciale më 18 mars, ku ai kandidon sërish dhe që pritet të fitojë sërish.

Putin theksoi politikat e tij kryesore për një mandat të katërt presidencial.

“Na intereson çdokush”, është shprehur ai, teksa ka shtuar se kërkon të ulë papunësinë dhe të hapë vende të reja pune.

Vladimir Putin do të përballet me gjashtë kandidatë të tjerë më 18 mars edhe pse asnjëri prej tyre nuk pritet të këtë mbështetje të gjerë.

Presidenti Putin ka nuk mori pjesë në debatin televiziv që u zhvillua mes kandidatëve. Në këtë fushatë zgjedhore nuk ka marrë pjesë lideri i opozitës Alexei Navalny, të cilit iu ndalua të kandidojë për president.

Putin nuk ka bërë shumë fushatë për këto zgjedhje dhe deri tani ka folur pak për planet e tij për gjashtë vitet e ardhshme nëse do të fitojë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb