Eksperti i sigurisë Shemsi Prençi, që ka mbajtur disa poste shtetërore në fushën e sigurisë duke folur në studion e emisionit “Të paekspozuarit” nga Ylli Rakipi tha se banda shtetërore ka shkatërruar Aeroportin e Rinasit.

“Banda shtetërore shkatërroi Aeroportin e Rinasit. Nuk është bërë asnjë mbledhje qeverie për grabitjet. As Ministria e Infrastrukturës nuk ka bërë mbledhje, pas grabitjeve të para. Autoritetin e Aviacionit Civil e drejton ai që shkatërroi rrugën në Kavajë, që nuk duhet të ishte sot në post shtetëror, duhej t’i ndalohej me ligj. Ministri i Brendshëm ka pasur post në Bord.

Këtu ka një skandal të madh shtetëror. Qeveria ka thënë se fajin e ka Saliu, ndërsa sot hedh përgjegjësi vetëm në njërën palë dhe thonë fajin e ka Kinezi. Strukturat shtetërore kanë dështuar totalisht në siguri, sepse edhe koncesionarin ata e kanë zgjedhur”, tha Prençi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb