Një market në fshatin Golem i vogël bashkia Lushnje ka rënë pre e vjedhjes gjatë natës. Hajdutët nuk janë mjaftuar me grabitjen e marketit por kanë vjedhur dhe një autoveturë tek një banesë ngjitur me marketin.

Nga marketi në pronësi të shtetasit Tajar Bali personat ende të paidentifikuar kanë vjedhur marketin pasi kanë prerë zgavrën e hekurt dhe nga të dhënat paraprake kane vjedhur vlera monetare dhe shumë artikuj të ndryshëm.

Grupi i punës së policisë në vendngjarje po punojnë për të bërë të mundur identifikimin e hajdutëve pasi kanë qenë disa persona.

Në momentin që grupi i punës së policisë ka qenë në vendngjarje, shtetasi Rrapush Lulja kur ka dalë në oborrin e banesës ka vënë re se automjeti i tij mungonte. Hajdutët kanë hyrë duke prerë kyçin dhe e kanë marrë mjetin tip Opel.

“U ngrita në orën 7:15 dhe pashë policin, Makinën nuk e gjeta dhe mendova mos e ka marrë ndonjë shok. Polici më tha që makinën tënde kanë vjedhur.

Unë jetoj i vetëm, makina ishte e tipit “Opel””, u shpreh pronari i automjetit.

Policia po heton këtë vjedhje të dyfishtë, ku mallrat e vjedhura në market hajdutët i kanë transportuar me mjetin e vjedhur plus automjetit me të cilin kishin ardhur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb