Besnik Prenga nuk është aspak i lumtur me humbjen që Laçi i tij pësoi në Korçë, mbi të gjitha sepse kjo ishte dhe humbja e dytë radhazi. Por ajo që e ka mërzitur më shumë trajnerin mirditor, është fakti se ekipi i tij ka luajtur pa dëshirë dhe pa gjak.

Pse kaq shumë vuajtje në sulm?

Nuk them që kemi gabuar në merkato, u bënë dy blerje sa për të thënë që u bënë. Kemi shumë probleme në sulm. Urime Skënderbeut, na treguan se si luftohet për ngjyrat e fanellës. Sot ishim shumë dobët, gabimet erdhën nga mesfusha. Mua më shqetëson shumë ecuria e ekipit. Sot, jam shumë i shqetësuar, ne nuk kishim dëshirë, ishim pa gjak, na mësuan si luhet futbolli. Ishin ata që treguan se donin fitoren. Në dy ndeshje s’kemi treguar asgjë. Që nesër t’i futemi stërvitjes.

Mendoni se objektivi Europës është i arritshëm?

Skuadrat treguan që janë aty-aty. Ne nisëm ndeshjen mirë, por më vonë nuk bërëm mirë. Ecuria e ekipit ka qenë e tillë. Ndërrimi i trajnerit nuk sjell asgjë. Diku kemi gabuam në seleksionim.

Janë lojtarët që nuk funksionojnë?

Çdo lojtar ka atë CV e vet. Lojtarët me ngjyrë kanë shumë probleme, sa të marrin vizat, janë pa stërvitur. Nuk mundemi të fusim këta lojtarë. Këtu është problemi s’kemi kaq shumë lojtarë të fusim në lojë dhe përshtatemi me këta.

Pse i ka humbur kjo grinda Laçit, çfarë nuk  shkoi?

Unë nuk jam trajner që bëj shumë zëvendësime. Unë e mbyll ndeshjen me 11 ose me 12 lojtarë. Unë jam pak kërnac te kjo pjesë. Kam pasur shumë probleme në sulm. Këtë skemën 4-4-2, jemi të vetmit që po e bejmë, pasi kam qenë i detyruar, nga mungesat. Unë kam nevojë dhe për lojtarët me ngjyrë (më falni për shprehjen). Te mua është e vështirë të marrësh minuta, ai lojtar që më fiton besimin me atë punoi deri në fund.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: