Kukësi ka shpërthyer me një poker golash përballë Teutës duke fituar me një rezultat të pastër 4-0 dhe duke marrë kreun e renditjes me Partizanin që dorëzon vendin e parë pas gjashtë javësh kryesimi. Verilindorët kanë shënuar tre herë nga pika e bardhë duke fituar tre penallti në një sfidë, gjë e rrallë për kampionatin tonë.

Pikërisht nga pika e bardhë do të çelë rezultatin Shkurtaj në minutën e 31-të, teksa do të dyfishojë po vetë nga 11 metrat në të 68-ën. Abazaj në minutën e 74-ët do të shënojë golin e vetëm me aksion të kësaj ndeshjeje, pasi në kohën shtesë një tjetër penallti kthehet në gol nga Et’hemi. Kukësi merr kështu vendin e parë pas javës së 15-të, duke lënë poshtë vetes dyshen Partizani-Laçi me nga 25 pikë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: