“Pres që vendimi i “non grata” të ndryshojë pas fitores së Donald Trump”, u shpreh në emisionin “Open” në News24, kreu demokrat Sali Berisha.

Ai tha se Methew Palmer dhe diplomatë të tjerë “përgatitën dosjen për të më shpallur non grata, pasi e kishin dorëzuar politikën e jashtme të SHBA në duart e George Soros”.

“Nuk ka dyshim që pres të shfuqizohet vendimi. Është një vendim “sine materia” siç u faktua. Pasi kundërshtova projektet e ndarjes së Kosovës, të Ramës, Soros dhe Vuçiç dhe Ballkanin e Hapur, është shumë e vërtetë që Palmer, George Soros dhe diplomatë të tjerë përgatitën dosjen time për non grata për konspiracion ndaj politikës së SHBA në rajon. Nuk kisha bërë asnjë konspiracion, kisha shprehur mendimet e mia”, tha Berisha.

Berisha tha se McGonigal, Rosini dhe Lublodev ndërmorën veprime konkrete, duke u paguar me mijëra euro, për të më shpallur “non grata”.

“Pas 4 vitesh hetimi, doli që akti korruptiv i Sali Berishës, ishte pagesa që vajza ime ka bërë për probleme shëndetësore, shuma që ishin deklaruar”, tha kreu demokrat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb