Lauren Sanchez ka folur për martesën e saj të ardhshme me Jeff Bezos dhe është shprehur ‘se mezi po e pret’.

Ish-gazetarja foli për Extra dhe tha se është “e emocionuar” për ndryshimin që do të bëjë në jetën e saj.

“Ai është njeriu i ëndrrave të mia, jam e emocionuar”, deklaroi fillimisht ajo.

Ajo më pas shtoi: “Ai është i mrekullueshëm, do të kaloj pjesën tjetër të jetës me të dhe ai i do fëmijët e mi gjithashtu”.

Sanchez ka tre fëmijë nga dy martesat e saj të mëparshme. Ajo ka një djalë me Tony Gonzalez dhe dy fëmijë të tjerë, Evan dhe Ella me Patrick Whitesell.

Ajo filloi të takohej me Jeff Bezos në vitin 2019, me themeluesin e Amazon që i propozoi katër vjet më vonë për martesë. Ajo e bëri të ditur lajmin në një intervistë me Vogue në nëntor 2023.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb