NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit
800 gr presh, 300 gr sallam fshati, 1-2 speca të kuqe, 1 kokërr qepë, 1-2 thelpinj hudhër, Kripë, piper, majdanoz
2 lgj pure domate. Pure patate për shoqërim
Përgatitja
Fillimisht sallamin të prerë në feta rrumbullake e skuqim për pak minuta, e largojmë nga tigani dhe e vendosim në një enë mënjëanë.
Në po të njëjtin tigan ku skuqëm sallamin vendosim qepën dhe e kaurdisim për 2-3 minuta. Më pas shtojmë thelpinjtë e hudhrës dhe specat. Vazhdojmë kaurdisjen për disa minuta dhe më pas shtojmë preshin. I kaurdisim të gjithë përbërësit për rreth 2-3 minuta duke shtuar dhe purenë e domates.
I trazojmë mirë të gjithë përbërësit dhe shtojmë lëngun e mishit në masë të preshëve. E rregullojmë gatimin me kripë dhe piper dhe e lemë të ziejë në temperaturë të ulët.
Ndërkohë përgatisim purenë e patates dhe e servirim së bashku me gatimin me presh dhe sallam fshati.