TIRANE – Presidenca u ka hapur dyert sot qytetarëve, pikërisht në ditën e Krishtlindjes. Të gjithë ata që qenë kuriozë për të parë nga afër zyrat e kreut të shtetit, tashmë iu dha mundësia për ta vizituar Presidencën.

Presidenca ka ekspozuar për publikun një kopje të Mesharit të Gjon Buzukut, që Papa Francesku i dhuroi Presidentit Nishani gjatë vizitës së tij në Shqipëri.

Këshilltari për Trashëgiminë Kulturore i Presidentit, Ols Lafe thotë se vetëm 30 minuta, pasi janë hapur dyert e institucionit, numërohen mbi 500 vizitorë që janë ndalur për të parë kopjen e rrallë.
Vepra e Mesharit, tha ai, qëndron e hapur në një faqe të veçantë të tij që lidhet me ritualin e Krishtlindjeve. Meshari është një vepër liturgjike që përmban në vetvete informimin mbi besimin fetar, mbi festat e ndryshme apo mbi shenjtorët. Dy boshtet kryesore të saj janë Krishtlindjet dhe Pashkët, thotë Lafe.

Pas vizitës së Papës më 21 shtator u mendua që kremtimi i Krishtlindjeve, do të ishte momenti më i përshtatshëm që publiku të njihej me këtë vepër të rrallë.
(ar.sh/er.nu/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: