TIRANE

Në daljen për mediat, pas votimit në parlament kundër presidentit Meta, këshilltari ligjor i tij Bledar Dervishaj, u shpreh se KQZ është e detyruar të zbatojë dekretin që anulon datën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Dervishaj sqaroi se kryetarët aktualë të Bashkive do të vijojnë të qëndrojnë në detyrë deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj, për të cilën ai tha se kreu i shtetit shumë shpejt do të caktojë një tjetër datë për zgjedhjet, pas konsultave të nisura me partitë politike.

“Akti i Presidenti, e bën dekretin një akt me natyrë të vecantë dhe si i tillë askush vec Gjykates Kushtetuese nuk mund të gjykojë vlefshmërinë apo antikushtetutshmërinë e tij. KQZ është e detyruar të zbatojë dekretin. Cdo subjekt që nuk është dakord me vendimmarrjen e presidentit mund të ngrejë pretendimet e tij në gjykatë. Presidenti ripërsërit edhe një herë qëndrimin e tij se vendimi është marrë në përgjegjshmëri të plotë për të shmangur një konflikt destabilizues e sigurinë publike, e cila mund të kulmonte në përplasje më 30 qershor. Presidenti siguron se do të votohet përtej 30 qershorit në një datë sa më të afërt në mënyrë të lirë e të ndershme. Presidenti do të shprehet me dekret për caktimin e një date të re.

Në zbatim të detyrimeve kushtetuese për qeverisjen vendore, realizimi i zgjedhjeve përtej 30 qershorit, nuk cënon qytetarët shqiptarë. Për këtë ligji 139 i vitit 2015, garanton se këshillat bashkiak do të ushtrojnë funksionet e tyre deri në përbërjen e këshillave pasardhës. Gjithashtu edhe kryetarët aktualë të bashkivë do të ushtrojnë funksionin e tyre deri në zgjedhjven e kryetarëve të rinj. Cdo aludim se më 8 gusht, është veçse një trillim politik.

Qytetarëve shqiptarë iu sigurohet me ligj vazhdimësia e sigurimit të shërbimeve nga njësitë vendore. Presidenti përsërit thirrjen ndaj palëve politike që ta shfrytëzojnë këtë kohë për të reflektuar dhe për t’u ulur në dialog. Presidenti garanton të gjithë popullin se është në detyrë.

Presidenti ka nisur një proces konsultimi axhendën e ka përcaktuar mirë. Vendimmarrja do merret më vonë, në përputhje me kushtetutën por jemi në proces konsultimi.

Presidenti ka kompetenca të qarta, ka nxjerrë një dekret, është nxjerr në fletore zyrtare dhe duhet zbatuar. Natyra e kateve të Presidenti është e ndryshme dhe ka edhe administrative por ky akt mund ta gjykojë vetëm Gjykata Kushtetuese. Vetë veprimtaria nëpërmjet këtij dekreti ka të bëjë me Kushtetutën.

Rolin dhe përgjegjësinë Presidentit të republikës ia jep Kushtetuta. Merr një karakter të fortë dhe nuk ka të bëjë me të pasurin në dorë sepse është institucioni kushtetutës, i pari, përfaqësues i unitetit të popullit dhe do bëjë gjithçka për zgjidhjen e krizës.

Jemi në proces konsultimi dhe secila nga palët duhet të tregojë maturi dhe të përfshihet në dialog.” -U shpreh Këshilltari ligjor i Presidentit Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb