TIRANË

Kur kanë mbetur edhe katër ditë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Kreu i Shtetit, Ilir Meta iu është drejtuar sot me një letër kryeministrit Edi Rama dhe kreu të PD-së, Lulzim Basha.

Presidenti i Republikës ka ftuar në takim të dy drejtuesit e partive, ndërsa Rama e refuzoi ftesën me arsyetimin se është në fushatë dhe nuk ka kohë për takim. Nga ana tjetër Basha i ka kthyer përgjigje pozitive letrës së Metës dhe takimi mes tyre do të zhvillohet nesër duke nisur nga ora 09:00.

Presidenca përmes zëdhënësit shprehet se Meta do të jëtë në zyrë dhe në pritje të kryeministri Edi Rama, që të gjejë kohë dhe të zhvillojë takimin në Presidencë për tejkalimin e krizës politike.

Njoftimi i presidencës:

Reagim i zëdhënësit të Presidentit, z.Tedi Blushi Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend. Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00. Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: