MAQEDONI E VERIUT

Ku mungojnë vetëm një grusht votash, praktikisht 8 për qind për të përfunduar numërimi total, sipas rezultateve të KSHZ-së kryeson kandidati i pozitës Stevo Pendarovski me një diferencë shumë të ngushtë me 42,62 për qind kundrejt kandidates së VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova me 42,46. Ndërsa kandidati i tretë i Aleancës për Shqiptarët dhe Besës, Blerim Reka ka arritur të marrë vetëm  10,60 për qind.

Auto Maqedoni15282266881528470253
Auto Maqedoni15282266881528470253

Jehona në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale deri në orën 18:30 ka qenë 39,71 për qind nga 91,54 për qind e vendvotimeve ose në votime kanë dalë rreth 700 mijë qytetarë.

Votuesit kanë zgjedhur midis tre kandidatëve: shqiptarit Blerim Reka, i cili kandidon si i pavarur, por që mbështetet nga partitë opozitare. Në garë përvec Rekës janë Stevo Pendarovski i mbështetur nga 31 parti (mes tjerash, BDI dhe LSDM), dhe Gordana Siljanovska-Davkova nga OBRM-PDUKM dhe partitë tjera opozitare maqedonase.

Por që një prej të treve të fitojë që në raundin e parë sipas kodit zgjedhor maqedonas i nevojiten mbi 900 mijë vota. Nëse kandidatët nuk arrijnë të marrin shumicën e  nevojshme të fletëve të votimit në raundin e parë, atëherë sipas kushtuetutës nevojitet raundi i dytë i zgjedhjeve për dy kandidatët që kanë fituar më shumë vota në raundin e parë. Sikurse e përcakton ligji raundi i dytë i votimit mbahet në afat prej 14 ditësh pas përfundimit të të parit, në këtë rast më 5 maj. Për president zgjidhet kandidati i cili ka fituar shumicë votash, nëse në vendvotimet kanë dalë më shumë se 40 për qind e votuesve të regjistruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb