FRANCE- Mbyllet votimi i raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, të cilësuara të jashtëzakonshme për shkak të tensionit dhe rëndësisë kyçe që kaNë në përcaktimin e fatit të së ardhmes së Europës.

47 milionë votues e kanë dhënë tashmë verdiktin e tyre, ndërsa exit pollet e para flasin për një fitore të kandidatit të pavarur Emmanuel Macron që është pro Europës, në krahasim me kandidaten populiste të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Sipas Exit Poll-it të publikuar së fundmi nga “The Telegraph”, Macron ka mundur të fitojë 65,5% të votave, krahasuar me ekstremisten Le Pen, që ka grumbulluar 34,5% të votave.
aaa
Duket se francezët ia kanë besuar me bindje “çelësat” e Elizesë Macron-it pro europian, që kërkon forcimin e mëtejshëm të BE dhe jo ekstremistes Le Pen, që ëndërron t’i nxjerrë nga blloku dhe nga tregu i monedhës së përbashkët.

SIGURUA DHE SULMI
Kjo është hera e parë që zgjedhjet presidenciale në Franca mbahen në një gjendje emergjente, të krijuar pas sulmeve terroriste të nëntorit të vitit 2013. Gjatë ditës së sotme ka pasur masa të shtuara sigurie, ku përveç ushtrisë dhe policisë lokale u mobilizuan 50,000 policë dhe xhandarë. Që nga viti 2015, 239 persona kanë vdekur në Francë nga sulmet terroriste.

Fushata më e mbikëqyrur dhe më e paparashikueshme ndonjëherë në presidencialet franceze të dekadave të fundit u mbyll me një sulm kibernetik dhe vjedhjen e dokumenteve të fushatës së kandidatit të qëndrës, Macron, mesnatën e së premtes. Agjencia qeveritare Kibernetike (ANSSI) ka nisur hetimet mbi këtë sulm, ndërsa ekipi i Macronit ka thënë se synonte të destabilizonte votimin.

Karakteristikë e këtyre zgjedhjeve është fakti se për herë të parë në 60 vjet të historisë franceze, asnjë prej partive të mëdha tradicionale, të djathta apo të majtë nuk ka një kandidat në fletën e votimit që synon të hyjë në Elysee, ndonëse vota e sotme përfaqëson një ndryshim të thellë për Francën dhe vendin e saj në Europë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: