Në Kinë, njerëzit po ndjekin zgjedhjet në SHBA me interes të madh. Shqetësim është krijuar në lidhje me atë se çfarë mund të ndodhë me marrëdhëniet mes dy vendeve, në secilin rast, edhe nëse në krye të Shtëpisë së Bardhë zgjidhet ish-presidenti Donald Trump apo Kamala Harris.
“Askush nga ne nuk dëshiron të shohë një luftë”, thotë për BBC Xiang, një 60-vjeçar që së bashku me moshatarët e tij mblidhen në një park pranë ambasadorit të SHBA në Pekin.
Ai u shpreh se shqetësim në shoqëri ka krijuar mundësia e nisjes së një luftë, pasi populli do paqe.
“Jam i shqetësuar se marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA po tensionohen. Paqja është ajo që duam”, më thotë Xiang.
(BalkanWeb)