Gazetari Alfred Lela deklaroi se presidenti Ilir Meta nuk ka kompetenca kushtetuese, ndërsa theksoi se kjo ka qenë ‘lufta’ e parë që ka bërë ky i fundit.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Lela tha se tashmë vendi është në kushtet kur maxhoranca i ka të gjitha pushtetet. Mes të tjerash gazetari tha se me aq kompetenca Meta po udhëheq zyrën e Presidencës.

“Ne kemi një president pa ndonjë kompetencë në Kushtetutë. Lufta e parë e Metës kjo ka qenë. Debati për listat, apo dhe ata deputetë të opozitës së re, apo dhe atë lloj parlamentarizmi që kemi qëlluar. Nuk mendoj se debati është që “të ndryshojmë Kushtetutën për të zbythur Metën”. Jemi në kushtet që maxhoranca i ka të gjitha pushtet. Unë dua t’i heq kapelen Metes se si po e menaxhon me një zyrë gjithë këtë mungesë kompetencash. Meta është duke shërbyer si një kolonë, si në shkëputje të sistemit. Shumica e opinionit thonë se ndryshimet Kushtetuese në 2008 sollën rrënimin. Meta s’ka rrugë tjetër. Ai thotë se ‘nuk e bëj për t’u bllokuar gjykatën”, theksoi Lela.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb