Duket se deklarata e kryeministrit Edi Rama për një president të përbashkët Kosovë-Shqipëri nuk ka rënë në vesh të shurdhët në palën kosovare.

Ministrit të Infrastrukturës në qeverinë e Haradinajt, Pal Lekaj duket se i ka pëlqyer kjo gjë, madje duke shkuar edhe më tej. Ai shpreh dëshirën që në një të ardhme trojet shqiptare të kenë një President, Kryeministër e parlament.

“Këto troje u bëfshin me një President, Kryeministër e Parlament. Ëndrra jonë u bëftë realitet për nipërit tanë!”, shkruan Lekaj në Facebook.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës në 10-vjetorin e pavarësisë foli për një president të përbashkët për të dy vendet, si simbol i bashkimit. Kjo deklaratë shkaktoi debate dhe polemika në Kosovë e në Shqipëri.

Pal Lekaj fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb