AFGANISTAN- Presidenti afgan, Ashraf Ghani ka njoftuar për përfundimin e armëpushimit mes Qeverisë dhe talibanëve, por ka bërë thirrje që grupi militant të përfshihet në negociatat për paqe.
Njoftimi i Ghanit më 30 qershor, vjen pasi ai urdhëroi forcat afgane të ndërpresin operacionit ndaj talibanëve për 10 ditë, pas një armëpushimi të arritur në fund të Ramazanit, më herët gjatë këtij muaji.
“Armëpushimi ka përfunduar. Forcat e sigurisë afgane dhe forcat e mbrojtjes janë të lejuara që të rinisin operacionet ushtarake”, u tha Ghani gazetarëve gjatë një konference në Kabul.
“Tani është në duart e talibanëve që të vendosin, nëse duan që të vazhdojnë të vriten apo t’i bashkohen procesit të paqes”, shtoi presidenti afgan.
Gjatë armëpushimit prej 15 deri 17 qershor, video dhe fotografi të postuara shfaqnin se si ushtarët dhe talibanët përshëndeteshin dhe përqafoheshin, në disa provinca.
Përderisa Qeveria afgane zgjati armëpushimin, talibanët përfunduan armëpushimin e tyre më 17 qershor.
(BalkanWeb)