“Pse nuk kandidoni për president?”,-ishte një nga pyetjet që iu drejtuar dje nga gazetarët numrit 1 të Partizanit, Gazmend Demi. Ky i fundit u përgjigj: “Më kanë thënë edhe më parë disa miq të mi që të kandidoja për president, dikur s’kisha lidhje me futbollin fare. Por nuk mund të kandidoj edhe pse kam shumë dëshirë të bëj gjëra të mira për vendin tim. Tani kam edhe konflikt interesi, pastaj edhe presidenti aktual është shumë i fortë, vështirë të mundet.”

Mjafton kaq për të kuptuar se kushdo që do të përballet me Dukën më 7shkurt për kreun e FSHF, gjithmonë nëse do të ketë kundërshtar, fitorja duket e vështirë.
gjoka2-470x366-1-470x366
Presidenti aktual, Armando Duka, disa orë pasi zyrtarizoi rikandidimin ka marrë publikisht mbështetjet e para. Pas kapitenit Ansi Agolli, është trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, i cili me anë të rrjeteve sociale ka treguar se krah kujt do të jetë më 7 shkurt.
gjoka
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb