Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë dy emërime të tjera kyçe përpara kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë në janar, sipas BBC.
”Tom Homan, 62 vjeç, do të shërbejë drejtor i Emigracionit dhe Doganave (ICE). Ndërkohë, kongresmenia e Nju Jorkut, Elise Stefanik, 40 vjeçe, u emërua ambasadore në Kombet e Bashkuara”, sipas deklaratave të dhëna për ”New York Post”.
Ndërkohë, Partia Republikane e Trumpit po i afrohet më shumë kontrollit të plotë të Kongresit.
Ajo ka tashmë një shumicë në Senat dhe duhet të fitojë vetëm një pjesë të vogël të vendeve për të marrë Dhomën e Përfaqësuesve.
Një partie i nevojiten 218 vende për të fituar shumicën e Dhomës.
Republikanët kanë 215 krahasuar me 210 të demokratëve rivalë, sipas partnerit amerikan të BBC-së, CBS News.
Kontrolli i Dhomës i jep një partie fuqinë për të inicuar legjislacionin mbi shpenzimet dhe për të nisur procedurat e shkarkimit të zyrtarëve.
Një shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve, Dhoma e Ulët e Kongresit, së bashku me Senatin, Dhomën e Lartë, do t’i jepte Trump një shans më të madh për të miratuar planet e tij sesa nëse demokratët do të kontrollonin njërën ose të dyja.
Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, Trump tha se Homan do të ishte “në krye të Kufijve të Kombit tonë (“Cari i Kufirit”), duke përfshirë, por pa u kufizuar në Kufirin Jugor, Kufirin Verior, të gjithë Sigurinë Detare dhe të Aviacionit”.
Një nga premtimet kryesore të fushatës së Trump ishte dëbimi i emigrantëve që ndodhen ilegalisht në SHBA.
Zgjedhja e Trump për Stefanik për ambasadore në OKB u bë në një deklaratë për ”New York Post”.
Ajo konfirmoi pranimin e rolit për të njëjtën gazetë, duke thënë se ishte “me të vërtetë e nderuar”.