SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump firmosi sot kufizimin e të drejtës për azil për migrantët, para se të nisej për në Francë, ku do të marrë pjesë në përkujtimin e 100-vjetorit të armëpushimit që i dha fund Luftës së Parë Botërore.

Presidenti amerikan, ka ndërmarrë një seri masazh për të kufizuar ardhjet në SHBA, kur edhe më 30 tetor u shpreh se administrata e tij kërkonte që t’i jepte fund së drejtës së shtetësisë në lindje, një lëvizje që kundërshtarët e quajnë një strategji për të nxitur votuesit që janë kundër imigracioni në kuadër të zgjedhjeve të mesmandatit javën e kaluar.

Trump tha në një intervistë se po punon me këshilltarë ligjorë për t’i dhënë fund praktikës, që i jep automatikisht shtetësinë çdo personi të lindur në SHBA.

“Është qesharake dhe duhet të mbarojë… kjo është në proces dhe do të përfundojë me një urdhër ekzekutiv”, deklaroi Trump në një intervistë për faqen e lajmeve në internet “Axios”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: