Presidenti i republikës Bajram Begaj ka përshëndetur hapjen e grup-kapitullit të 2-të të negociatave me BE, duke e vlerësuar një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian.

Në një postim në rrjetet sociale, presidenti Begaj shkruan:

“Hapja e grup-kapitullit të 2-të të negociatave, “Tregu i Brendshëm”, në kuadër të Konferencës së katërt Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Të vazhdojmë përpara me shumë përkushtim, bashkëpunim, përgjegjësi dhe më shumë punë për të ecur të palëkundur drejt anëtarësimit në BE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb