Barcelona nuk arriti të kualifikohej në finalen e Ligës së Kampioneve duke zhgënjyer të gjithë tifozët blaugrana, por përkundër kësaj Valverde do të vazhdojë të drejtojë ekipin të paktën edhe për një vit.

Spanjolli mori drejtimin e katalanëve në verën e 2017-ës dhe ka fituar dy tituj kampionë radhazi, ndërsa për ta konfirmuar për një tjetër sezon, ka menduar presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.

“Është trajneri që duam. Ka një kontratë me ne dhe jemi shumë të kënaqur me punën e tij. Ky është një projekt në terma afat-mesëm dhe afat-gjatë, ndaj planifikimi i sezonit të ardhshëm ka filluar prej disa kohësh. Kemi marrë disa futbollistë dhe pas finales së Kupës së Mbretit, do të zbulojmë më shumë detaje nga planet tona për merkaton”, tha Bartomeu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: