Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, ka reaguar për vendimin e presidentit Bajram Begaj, për shpalljen e zgjedhjeve të reja në Bashkinë e Himarës.

Vendimi është marrë brenda ditës së sotme, pasi KQZ ka njoftuar Fredi Belerin se mandati i tij nuk ishte më i vlefshëm. Vasili ka publikuar urdhrin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që njofton zyrtarisht pavlefshmërinë e mandatit të Fredi Belerit, të fituar një vit më parë në zgjedhjet e 14 Majit, si dhe specifikon se kundër tij mund të bëhet ankim brenda 30 ditëve.

Sipas Vasilit, Begaj nuk ka pritur përfundimin e afatit zyrtar për ankim, duke shpallur sot 4 Gushtin si datë për zgjedhjet e reja në Bashkinë Himarë.

“Dekret i Presidentit per Himaren nul, pa pritur ankimimin!(DOKUMENTI).

Vendimi i soten i KQZ per mandatin e Fredi Belerit ne piken 3 te tij njeh te drejten e ankimit ne KAS brenda 30 ditesh.

Por Presidenti nxitoi te dekretonte daten e zgjedhjeve te reja per Bashkine e Himares.

Presidenti nuk ka asnje te drejte kushtetuese te mohoje te drejten universale kushtetutuese te ankimit te nje vendimi te njohur edhe ne Kodin Zgjedhor.

Mjerisht Presidenca sot nuk eshte asgje me shume se sa nje apendiks i Qeverise.

Shteti ligjor nuk ekziston as per Kreun e Shtetit dhe paligjshmeria rilindase ka pushtuar çdo zyre shteti perfshire edhe Presidentin.

Shihni Vendimin e sotem te KQZ”, shkruan Vasili.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb