Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e parë të Indisë në Shqipëri, Ravindra Prasad Jaisual.

Presidenti Begaj shprehu kënaqësinë e Tij për hapjen e Ambasadës në Tiranë dhe bindjen se  brenda këtij viti do të kemi edhe rihapjen e ambasadës sonë në New Delhi.

Marrëdhëniet historike midis dy vendeve, pavarësisht distancës së largët, lidhen shpirtërisht nga Shën Tereza.

Begaj3
Begaj3

Kreu i Shtetit shprehu besimin se rivendosja e misioneve diplomatike të ndërsjella do të rrisë shkëmbimet dypalëshe në të gjitha fushat dhe përpjekjet e koordinuara për çështje rajonale e globale.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb