Presidenti i Republikës Bajram Begaj priti sot një delegacion të fondacionit arsimor turk “Maarif”, i kryesuar nga Prof. Dr. Birol  Akgün, Kryetar i Përgjithshëm i Fondacionit “Maarif”.

Presidenti Begaj vlerësoi misionin e këtij fondacioni që, sikundër e tregon edhe emërtimi i tij, do të thotë “ndriçim i mendjes përmes arsimit”.

Presidenti i Republikës përgëzoi Akgyn për arritjet e deritanishme në Shqipëri, duke ndërtuar një cikël të plotë në edukim, nga sistemi parashkollor, në doktoratë.

Presidenti Begaj vlerësoi bashkëpunimin me Turqinë si partner mjaft të rëndësishëm edhe në fushën e arsimit, tema që u prekën edhe gjatë vizitës së Presidentit të Republikës së Turqisë në Tiranë, Recep Tayyip Erdogan.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Investimet në arsim janë gjithmonë të mirëpritura, por ato në arsimimin cilësor sigurisht që vlerësohen akoma më shumë”, – u shpreh Presidenti Begaj, duke vlerësuar kujdesin e këtij fondacioni në ngritjen e shkollave me infrastrukturë dinjitoze, por edhe me investim në përmbajtjen dhe kërkimin shkencor.

Presidenti Begaj theksoi se “hapja e ardhshme e degës së Universitetit Teknik të Stambollit në Tiranë, që u  premtua nga Presidenti Erdogan gjatë vizitës së tij, do të ishte më tej standardet e arsimit në Tiranë.

Fondacioni Turk Maarif operon në mbi 55 vende të botës. “Maarif Albania” administron një rrjet shkollash të shtrirë në tri qytete: Tiranë, Elbasan dhe Shkodër. “Maarif Tirana Campus”, “Neë York Schools” (shkollë 9-vjeçare dhe e mesme), si dhe kopshti “Maarif Farm Kindergarten”.

Në këtë takim mori pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Turqisë në vendin tonë, Tayyar Kagan.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb