Presidenti Bajram Begaj po vijon takimet në kuadër të caktimit të datës së zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në 2025-ën.

Begaj kishte planifikuar që sot të takohej me përfaqësues të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Megjithatë, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka refuzuar kërkesën duke u shprehur se nuk do të jenë të pranishëm në takim.

Gazetari Osman Stafa deklaron se Bardhi e ka arsyetuar një vendim të tillë me faktin që PS tashmë e ka caktuar datën e zgjedhjeve dhe se gjithçka po bëhet “si farsë”.

“Begaj thjeshtë do të zbatojë kërkesën që Balla dhe Rama i ka parashtruar ndaj nuk do të jemi pjesë e takimit”, u shpreh ai sipas Stafës.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb