Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka uruar 248-vjetorin e Pavarësisë së SHBA.

Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shkruan se, si aleatë strategjik është krenar për historinë që lidh Shqipërinë me SHBA-në, ndërsa shton se si jemi të përkushtuar për të nxitur një të ardhme strategjike që të forcojnë vlerat e demokracisë.

““Gëzuar #4 korrikun! Shqipëria dhe SHBA ndajnë një miqësi dhe partneritet të forcuar nga një përkushtim i përbashkët ndaj vlerave demokratike. Së bashku, si aleatë strategjikë, ne jemi të përkushtuar për të nxitur një të ardhme që mbështet dhe lavdëron këto parime.”shkruan Begaj në “X”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: