Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me vizitën e presidentit Bajram Begaj në Gllogjan.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se “Ggjau nuk bëhet ujë”.

“Gjaku s’bëhet ujë, së bashku me Presidentin e Shqipërisë nderuam të rënët për liri në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. Lavdi të rënëve për liri! Faleminderit President Begaj”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Komuna e Deçanit nderoi Presidentin Begaj duke i dedikuar titullin ‘Qytetar nderi i Deçanit’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb