Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj zhvilloi sot në Berlin një takim me përfaqësues të diasporës shqiptare në Gjermani.

Figura të sukseshme në fusha të ndryshme; sipërmarës, mjekë, artistë, arsimtarë dhe aktivistë të organizatave të të rinjve, e njohën Kreun e Shtetit me përvojat e tyre të bashkëpunimit me komunitetin shqiptar dhe qytetarët gjermanë.

Begaj, shprehu përgëzime për arritjet e gjithësecilit dhe vlerësoi arritjet e tyre personale, të cilat i quajti krenari kombëtare.

Gjithashtu Presidenti ftoi sipërmarrësit shqiptarë të ndihmojnë më shumë për kauzat ë shqiptarëve, në veçanti për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e emigrantëve shiptarë, apo të diasporës së re siç konsiderohet tashmë komuniteti i të ikurve pas viteve’90 në shtetet evropiane.

Presidenti i Repubikës vlerësoi nismat e ndërmarra për hapjen e shkollave shqipe, vullnetarizmin e mësuesve të gjuhës shqipe, dhe gjithashtu nxiti forcimin e këtij bashkëpunimi në mënyrë që brezat e ardhshëm krahas gjuhës gjermane dhe integrimit me kulturën vendase ku jetojnë, të mos harrojnë gjuhën amtare dhe identitetin kombëtar.

Begaj2
Begaj2
Begaj3
Begaj3
Begaj4
Begaj4
Begaj5
Begaj5

Përsa i përket ndërveprimit mes të rinjve, Presidenti vlerësoi iniciativat e studentëve që shkollohen në universitetet e Gjermanisë, ndërsa u shpreh se Shqipëria i mban gjithmonë dyert hapur për ata që duan të kthehen dhe të investojnë në vendlindje, dijet e marra në Perëndim.

Ky takim u koordinua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë  në Berlin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: