Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel, vlerësoi sot se çelësin e një paqeje të shpejtë në Ukrainë nuk e mban presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump, edhe pse e premton, por presidenti rus Vladimir Putin, i cili mund të dëshirojë të arrijë një marrëveshje, por ndoshta në dëm të Ukrainës.

“Nëse dikush ka çelësin për një përfundim të shpejtë të luftës në Ukrainë, ai është presidenti Putin”. Por ai nuk do ta bëjë këtë sepse ka interes të kontrollojë të paktën një pjesë të Ukrainës. Rusia mendon si një perandori që ka më shumë privilegje se të tjerët. Sipas Putin, lojtarët më të mëdhenj vendosin rregullat dhe ne duhet të përshtatemi”, tha presidenti çek.

Pavel paralajmëroi se është naive të pritet që Rusia papritmas të fillojë të sillet si një vend paqësor, sepse ajo kurrë nuk është sjellë kështu, dhe ai shtoi se fitorja ushtarake e Rusisë në Ukrainë mund të nënkuptojë se Ukraina do të pushojë së ekzistuari, dhe do të ishte radha e vendeve të tjera.

“Rusia ka përfshirë në doktrinën e saj të sigurisë të ashtuquajturat revolucionet me ngjyra, pra përpjekjet e popujve që ishin nën ndikimin rus ose janë ende, për t’u bërë të pavarur. “Rusia nuk ka frikë nga NATO-ja, ajo ka frikë nga demokracia”, tha Pavel.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb