Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar, pasi presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 4 gushtin për mbajtjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës.

Bardhi, në reagimin e tij shprehet se presidenti ka dekretuar zgjedhjet pa asnjë konsultë. Sipas tij, data e zgjedhjeve në Himarë ishte një teatër mes kryeministrit Edi Rama dhe gjeneralit të kthyer në ushtar, duke nënkuptuar presidentin Begaj.

“Çfarë turpi për Pesidentin e Republikës që shkel hapur Kushtetutën dhe ligjin duke dekretuar zgjedhje pa një vendim të ekzekutueshëm ende për pavlefshmëri të mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Teatri i sotëm i koordinuar mes Edi Ramës dhe një gjenerali të bërë ushtar, është një atentat ndaj shtetit ligjor, që tregon asgjesimin politik të institucionit të Presidentit të Republikës. Vendimi i sotëm i KQZ nuk është ende i ekzekutueshëm pa kaluar afati i ankimit.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj gabon rëndë kur mendon se problemet e tij të integritetit në detyrat shtetërore pararendëse do i tejkalojë duke u sjell si vartës i rëndom i Edi Ramës”, thuhet në reagimin e Bardhit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb