Egnatia do të luajë në Shkodër ditën e nesërme në kuadër të fazës së tyrë të Conference League. Ndaj Vikingur do të luajë ndeshjen e kthimit në “Loro Boricci”, takim që do të startojë në orën 20:00.
Një duel shumë i rëndësishëm për rrogozhinasit që pas fitores 1-0 në transfertë, synojnë një tjrtër rezultat pozitiv për të siguruar biletën për në fazën tjetër. Praktikisht ekipi i Edlir Tetovës është 90 minuta larg historisë dhe për këtë Agim Demrozi ka vendosur të japë premio.
Në rast se skuadra ia del të sigurojë kualifikimin për në fazën tjetër atëherë kreu i klubit do t;u shpërndajë lojtarëve 20 mijë euro. Një shifër e konsiderueshme që shërben për të motivuar lojtaret përpara një sfidë të rëndësishme. Kjo shumë do të shpërndahet për të gjithë anëtarët e klubit dhe tashme Egnatia ka një motiv më shumë për të kërkuar kualifikimin.