Presidenti i SHBA-së, Donald Trump thotë se do të vendosë tarifa shtesë ndaj Kinës, nga e marta, nëse Pekini nuk tërheq tarifat hakmarrëse prej 34% ndaj SHBA-së.

“Tarifat shtesë për Pekinin do të jenë 50%”, thotë Trump.

Kina njoftoi të premten se do të vendoste tarifa të tilla ndaj Uashingtonit pasi Shtëpia e Bardhë tha se nga 9 prilli do të vendoste taksa 34% për të gjitha mallrat nga Pekini.

“Prandaj – shkruan ai në rrjetin social Truth – nëse deri nesër, më 8 prill 2025, Kina nuk tërheq rritjen e saj prej 34% ndaj abuzimeve tregtare që kanë qenë prej kohësh në fuqi, Shtetet e Bashkuara do t’i vendosin Kinës tarifa shtesë prej 50%, duke filluar nga 9 prilli. Për më tepër, të gjitha bisedimet me Kinën që lidhen me takimet e kërkuara prej tyre me ne do të ndërpriten! Negociatat me vendet e tjera që kanë kërkuar takim do të nisin menjëherë.”

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb