Shqipëria mundi minimalisht 1-0 Gjeorgjinë në Tbilisi, falë golit të Kristjan Asllanit. Presidenti i Federatës Shqiptare te Futbollit, Armand Duka, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës. Numri një i FSHF tregoi bindjen se ky grup do bëjë më të mirën edhe në të ardhmen.

Postimi:

Fitorja e sotme e Kombëtares sonë kundër Gjeorgjisë në Tbilisi është një shembull i shkëlqyer i forcës së grupit dhe unitetit brenda skuadrës. Pas një sfide të vështirë në Çeki, ekipi ynë tregoi karakter të palëkundur dhe mobilizim të plotë duke dhënë përgjigje vetëm në fushë.
Me këtë triumf, tregojmë se jemi gati të përballojmë çdo sfidë dhe të vazhdojmë besimplotë rrugëtimin tonë. Lojtarët vunë zemrën në fushë për 90 minuta, duke rikthyer frymën e fitores dhe energjinë që na mban të bashkuar. Bëhemi gati për përballjet e nëntorit, ku tifozët tanë të jashtëzakonshëm do të jenë lojtari ynë i 12-të në shtëpinë tonë. Urime Kombëtares Shqiptare!

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb