Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi u takua me homologun e tij algjerian Abdelmadjid Tebboune pas mbërritjes së tij në aeroportin e Kajros të dielën në fillim të një turneu arab.

Nga presidenca egjiptiane nuk janë dhënë detaje për kohëzgjatjen e vizitës së presidentit algjerian në Egjipt.

Turneu arab i Tebboune do të përfshijë gjithashtu Omanin pas Egjiptit.

Presidenca algjeriane tha se turneu i Tebboune synon “të forcojë lidhjet e vëllazërisë dhe bashkëpunimit” me të dy vendet.

Vizita e së dielës ishte e para nga Tebboune në Egjipt që kur u rizgjodh muajin e kaluar. Ai kishte vizituar më parë Kajron në janar 2022.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb