TIRANE – Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Republikës Franceze, me rastin e Festës Kombëtare.

“Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’Ju shpreh urimet në emër të vendit tim dhe në emrin tim personal. Marrja e statusit të vendit kandidat në muajin qershor ishte një moment thelbësor për Shqipërinë, por edhe për vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Kjo dëshmon për progreset e rëndësishme të kryera nga vendi juaj vitet e fundit. Në përafrimin e procesit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, angazhimi juaj është veçanërisht i vlefshëm për krijimin e një sistemi gjyqësor konform standardeve evropiane. Të gjithë aktorët e jetës politike duhet të jenë të përfshirë në udhëheqjen e reformave të nevojshme. Në këtë aspekt, tavolina e rrumbullakët mbi drejtësinë që ju organizuat në Tiranë, në fillim të muajit tetor më duket e një interesi të veçantë. Më lejoni t’Ju siguroj në mbështetjen e autoriteteve franceze në forcimin më tej të marrëdhënieve dypalëshe, përfundon mesazhin presidenti Hollande.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb