Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier pranoi sot se bashkëpunimi ekonomik me Rusinë ishte një gabim, raporton NEXTA.
Duke folur konkretisht për gazsjellësin Nord Stream 2 që u shpërbë kur Rusia pushtoi Ukrainën, Steinmeier tha:
“Nuk besoja se Vladimir Putin do të pranonte kolapsin e plotë ekonomik, politik dhe moral të vendit të tij për hir të çmendurisë së tij perandorake”.