Lëndimet e mbrojtësve Samuel Umtitit dhe Thomas Vermaelen, kanë bërë që Barcelona të vihet në alarm. Ka pasur fjalë që Blaugrana do të nënshkruajnë me një mbrojtës tjetër qendror. Presidenti Josep Maria Bartomeu e ka pranuar se klubi po e konsideron këtë opsion dhe se ata mund të bëjnë një nënshkrim në janar.

“Ne do të jemi në vëzhgim për një qendërmbrojtës në treg. Është fat i keq që dy nga katër ne i kemi të lënduar. Ne kemi edhe ekipin B dhe kjo mund të jetë një mundësi për ta. Do të shohim se çfarë ndodh”, ka thënë Bartomeu.

Duke analizuar fillimin e sezonit 2018/19, Bartomeu nuk do të donte të jepte një vlerësim. “Ne do të duhet ta shohim se si jemi në fund të sezonit, kjo është ajo që ka rëndësi”, tha ai për fund.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb