Kadri Morina, presidenti i Eurosig, ishte sot pjesë e homazheve në nder të shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare.
Gjatë fjalës së tij për mediat Morina tha se vendi ynë, Ballkani dhe Europa humbën gjeniun e letrave, të një dimensioni të madh.
“Jam amator i letërsisë që në vegjëli dhe dashamirës i artit. Sot Shqipëria, Ballkani, Europia ka humbur jo vetëm gjeniun e letrës, por dhe në një dimension më të madh. Pas një shekulli apo më shumë, a do t’i vijë Shqipërisë një Ismail tjetër?! Iu takon akademikëve që të ‘zbërthejnë veprën e Ismailit. Brezat e ardhshëm do të mbrojnë doktoraturat jashtë vendit me veprat e Kadaresë. Ai la një vepër me perlën e tij, siç ishte Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur. Fizikisht s’do të shihemi më me Ismailin.”, tha Kadri Morina për mediat.
(BalkanWeb)