Dragan Dzajiç, Presidenti i federatës serbe ka folur për mediat, pas hedhjes së shortit të kualifikueseve të Botërorit të 2026, ku përfaqësuesja e Serbisë është në një grup me Shqipërinë, Anglinë, Letoninë dhe Andorrën.

“Nuk dua të hy nëse duhet të ishte më i vështirë apo më i lehtë. Ne e dimë se cili është qëllimi ynë dhe duhet të fokusohemi kryesisht tek vetja dhe përgatitja jonë. Është e rëndësishme që të jemi gati në çdo kuptim, psikologjikisht, fizikisht.

Anglia është sigurisht favorit, pavarësisht se me kë janë në grup, por ne mund të luajmë me ta. E përsëris, e rëndësishme është që të shkojmë nga ndeshja në ndeshje, të besojmë te vetja, cilësia që kemi.

Ne e dimë se çfarë duam, e dimë se sa mund të bëjmë, nuk mendoj se as të tjerët po na presin me padurim. Ne mund ta arrijmë qëllimin, gjithçka varet më së shumti nga ne”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb