Një hije e një skandali të përmasave të mëdha ka rrethuar UEFA-n, pasi zgjedhjeve të fundit të këtij institucioni, ku presidenti Aleksand Ceferin, fitoi një tjetër mandat 4-vjeçar.

Presidenti i Futbollit të Ukrainës, Andrij Pavelko, mendohet se ka fituar një vend në KE pas një trukimi të votimit.

Dyshohet se janë trukuar dy fletë votimi për të bërë të mundur që Pavelko të arrinte kuotën e 27 votave, aq sa duheshin për të fituar një vend në ekzekutivin e UEFA-s.

Pavelko është shpallur fajtor për 12 vepra penale në Ukrainë, teksa është dënuar se ka keqpërdorur 20 milionë euro të destinuara për ndërtimin e fushave të futbollit.

Sikundër u bë e ditur, në ekzekutivin e ardhshëm të qeverisë së futbollit europian, fitoi një vend edhe Armand Duka, presidenti i FSHF-së, që u bë zyrtari i parë i futbollit shqiptar që zgjidhet në një post të lartë të UEFA-s.

  • foto galeri
  • foto galeri

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: