Mali i Runës, gjeografikisht është pjesë e Malzisë së rrethit të Kukësit, në 1857 metra mbi nivelin e detit. Ajo konsiderohet si maja më e lartë e Malziut. Banorët e quajnë të bekuar “Majën e Runës” aq sa më 1 korrik të çdo viti, bashkohen të gjithë në një festë të madhe. Në kohën e komunizmit kjo festë u quajt pagane, por ishte e pashmangshme të festohej dhe u spostua me datë 10 korrik asokohe. Sipas gojëdhënave kjo festë ka qindra vjet që kremtohet dhe tradita, e do që banorët të dalin në majën e Runës çdo vit me 1 korrik, për t’u lutur për reshjet e shiut. Ata bëjnë lutje, shoqëruar me kurbane. Madje banorët kanë vënë re se është e pamundur të mos bie shi para ose pas festës së Runës. Kjo ka bërë që festa të përcillet brez pas brezi.
Presidenti i Grupit Eurosing-Insig dhe UBA Bank, Kadri Morina falënderoi të gjithë pjesëmarrësit por edhe kryetarin e Bashkisë së Kukësit Safet Gjici, si mbështetës kryesor i Festës së Runës dhe shpalljen si Festë Zyrtare në rrethin e Kukësit. Sipas Kadri Morinës Festa e Runes eshte sipari i festave te gjithë zones.
“Festa e Runës do te festohet gjithmonë, edhe nga brezat e ardhshëm. Qëllimi im është te festojmë Majēn e Runës, por njëkohëshit duhet ta kthejme kete mal ne nje atraksion te bukur turistik. Hijeshine e Runës duhet ta përtojnë te gjithe shqiptaret, madje duhet te investojmë qe ta promovojme dhe ta kthejme ne nje nga vendet me terheqëse edhe për turistet e huaj nga mbare bota”, tha Kadri Morina.
1 korriku është kthyer një festë e mirëfilltë për të gjithë banorët të cilët me gëzim festojnë festën e Runës.