Vijojnë homazhet që po mbahen për kolosin e letrave shqip Ismail Kadare i cili u nda nga jeta dy ditë më parë. Pjesë e ceremonisë kanë qenë grup përfaqësues nga News24.

Presidenti i ‘Hysenbelliu Group’, Irfan Hysenbelliu shprehu nderimet për figurën e shkrimtarit, ndërsa shtoi se ishte Kadare ai që ngriti lart emrin e shqiptarëve në botë.

“Është trishtim për të gjithë shqiptarët ndarja nga jeta e Kadaresë.

Të gjithë janë të prekur, brenda dhe jashtë vendit. Edha ata që nuk e kanë njohur, por kanë lexuar librat e tij, është një mbresë shumë e fortë.

Ne u rritëm me shkrimet dhe emrin e Kadaresë. Jashtë shtetit ai ngriti emrin më të madh të shqiptarit, i cili është krenari të përmendin emrin dhe veprën e tij. Iu prehtë shpirti në paqe!”, u shpreh Hysenbelliu.

Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu shoqërohej gjatë homazheve nga rektori i Universitetit “Luarasi”, E’them Ruka, drejtori i News24, Aleksandër Çipa, Administratori i “Focus Media Group” Kino Buxheli dhe moderatorja e “Open”, Eni Vasili.

Ismail Kadare është nominuar 15 herë për çmimin më të lartë për arritjet më të mëdha letrare nga një (ose disa) autorë brenda një viti.

Shkrimtari shqiptar me famë botërore, i përkthyer në më shumë se 45 gjuhë, Ismail Kadare u shua mëngjesin e së hënës në moshën 88-vjeçare në ambientet e QSUT, ndërkohë që sot trupi i tij përcillet për në banesën e fundit.

Ismail Kadare do të përcillet me ceremoni shtetërore, ndërkohë që homazhet kanë nisur prej orës 09.00.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb