Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, deklaroi sot se vendi i tij kurrë nuk ka dëshiruar tensione në rajon dhe nuk kërkon probleme në rrugët ujore globale, por nuk do të heqë dorë lehtë nga të drejtat e eksportit të naftës.

Ai tha në një njoftim në faqen e tij zyrtare se tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore me Iranin ishte “e paligjshme” dhe se topi ishte “në oborrin e Evropës” kur është fjala për ruajtjen e lidhjeve me Teheranin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb