Presidenti i Këshillit Europian Tusk ka mbërritur në Tiranë. Tusk ka nisur axhendën e takimeve në kryeministri në orën 15:00 ku është pritur nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, vjen sot në Tiranë, në kohën kur BE duhet të marrë një vendim për Shqipërinë për negociatat.Vizita e kreut të KE në Tiranë vjen vetëm një muaj para vendimit të Këshillit Evropian për çeljen ose jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Pas Shqipërisë, Donald Tusk do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, ku pritet të zhvillojë takime me krerët e politikës fqinje në Shkup.

Paraditen e sotme Tusk do të jetë në Maqedoninë e Veriut me të njëjtën axhendë. Në 18 tetor, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin përgjigje përfundimtare nga Europa e Bashkuar për negociatat me BE-në.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb