Gazetari Igli Çelmeta raporton për News24 se përveç presidentit të Klubit Iliria, dy nga personat e përfshirë në kërcënimin ndja Armandoi Dukës, ishin edhe dy futbollistë të të njëjtit klub.

Futbollistët janë identifikuar si shtetasit Santiano Selmani edhe Brajan Selmani, ndërsa presidenti i klubit është shtetasi Nazmi Selmani.

Mësohet se motivi kishte të bënte me faktin se Presidenti i KF Iliria, Nazmi Selmani, e ka kërcënuar Dukën pasi nuk i ka marrë djalin në Kombëtare.

Bëhet fjalë për Gentian Selmanin, portier i Tiranës, i cili gjatë karrierës së tij është aktivizuar në skuadra të ndryshme si Laçi në Shqipëri apo Boluspor në Turqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb