MAQEDONI E VERIUT

Stevo Pendarovski i Lidhjes Social Demokrate, i mbështetur edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe partitë e tjera të koalicionit qeveritar, dhe Gordana Siljanovska Davkova e VMRO-DPMNE-së do të përballen në balotazh më 5 maj, pas një rezultati të ngushtë në zgjedhjet presidenciale të së dielës në Maqedoninë e Veriut. Kur janë numëruar mbi 99 për qind të votave, Stevo Pendarovski, prinë me 42.84 për qind, ndërsa Gordana Siljanovska Davkova, ka fituar 42.24 për qind të votave.

  • foto galeri
  • foto galeri

Blerim Reka i mbështetur nga partitë shqiptare të opozitës Aleanca dhe Lëvizja Besa, ka fituar 10.57 për qind të votave. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në zgjedhje morën pjesë 41.9 për qind e votuesve të regjistruar.

Rezultati i ngushtë i dy kandidatëve që do të përballen në raundin e dytë është pasqyrim i dallimeve të thella rreth marrëveshjes që qeveria e kryeministrit Zoran Zaev arriti me Greqinë për emrin e Maqedonisë së Veriut, një marrëveshje që u kundërshtua nga VMRO-DPMNE.

“Jam i bindur se në raundin e dytë do të kemi një president evropian për shtetin tone”, tha kryeministri Zaev të dielën mbrëma.

“Ne fituam”, tha ndëraq Hristijan Mickoski, udhëheqës i VMRO-DPMNE-së në opozitë që mbështeti zonjë Siljanovska-Davkova.

Procesi u vëzhgua nga rreth 3 mijë e 100 pjesëtarë të organizatave vendase dhe 419 vëzhgues të huaj, prej tyre më së shumti nga OSBE-ODIHR, ndërkohë që Ambasada amerikane pati 42 vëzhgues.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb